Rama: KE duhet të kërkoj falje, raporti me gjepura solli në jetë Gjykatën Speciale - NACIONALE

Rama: KE duhet të kërkoj falje, raporti me gjepura solli në jetë Gjykatën Speciale

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Edi Rama pas Konferencës së parë Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërise, foli për Gjykatën Speciale.

Ai tha se nuk ka asnjë provë për trafikim organesh.

Siç e vutë re kjo gjykatë e Hagës është krijuar në bazë mbi këtë raport, sepse ka qenë ky raport përplot me gjepura që ka sjell pikërisht në jetë këtë Gjykatë Speciale. Janë bërë shumë hetime të pavarura për këtë në Shqipëri dhe Kosovë, dhe nuk kanë sjell asnjë provë për këtë akuzë, zero, zero absolute përqindje të trafikimit të organeve”, tha Rama.

Tutje ai shtoi se është e pamundur të akuzosh një komb të tërë që u çlirua nga përpjekja e madhe të koalicionit të shteteve demokratike, dhe falë një ushtrie çlirimtare, përkundër një makinerie të spastrimit etnik të Sllobodan Millosheviqit, dhe krejt papritur të hidhen kështu në thellësitë më të mëdha të mediave dhe të plehrave gazetareske.

Lajme të ngjashme