Rama i reagon ashpër Bashës pas deklaratës se Kosova është shembulli më i mirë i intervenimit amerikan - NACIONALE

Rama i reagon ashpër Bashës pas deklaratës se Kosova është shembulli më i mirë i intervenimit amerikan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Fidan Rama është përballur me deputetin e VV-së, Dimal Basha rreth mbështetjes dhe mosmbështetjes së ShBA-së.

Rama gjatë një debati televiziv i është drejtuar Bashkës, duke i thënë se po manipulon me deklaratat se Kosova është shembulli më i mirë i intervenimit amerikan.

“Garantues të sigurisë të këtij vendi, sot janë amerikanët dhe shtetet tjera perëndimore, që vazhdojnë të jenë garantues të sigurisë. Ti po manipulon. Pse po flet në emër temin. Ku e di ti cfarë mendoj. Çka po të djeg o zotëri?”, i ka thënë Rama – Bashës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkës, ku sipas të cilit, SHBA-të nuk do të tërhiqen asnjëherë nga Kosova.

“Çka do të thotë kjo, se kjo është frika që e përçoni te qytetarët? Kjo është e gabueshme, ti e ke gabim. Po ne si Kosovë jemi shembulli më i mirë i një intervenimi amerikanë. Ky vend, edhe kur s’ka pas polici e ushtri të vetën, s’ka mundur me shfaru kërkush. Amerika nuk tërhiqet nga Kosova. Kosova është storja më e mirë në krejt botën”, tha tutje Basha në Politiko.

Lajme të ngjashme