VV-ja në Viti e akuzon LDK-në për sulm fizik e ofendime, flasin nga kjo parti - NACIONALE

VV-ja në Viti e akuzon LDK-në për sulm fizik e ofendime, flasin nga kjo parti

1 vit më parë

nga Eriola Cacaj

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes në Viti ka thënë se asamblistët në këtë komunë janë sulmuar fizikisht dhe ofenduar.

Përmes një postimi në Facebook nga kjo qendër, VV ka akuzuar se ‘pionët’ e kryetarit Sokol Haliti kanë sulmuan fizikisht dhe ofenduan rëndë integritetin e asamblistëve.

Pionët e kryetarit Haliti sulmuan fizikisht dhe ofenduan rëndë integritetin e asamblistëve vetëm për faktin se nuk mundën të ballafaqohen e as të dëgjojnë për zhytjen e tyre të thellë në keqpërdorime. LVV, Qendra Viti, ka potencuar faktin së pushteti komunal në Viti i drejtuar nga shtytësi kryetari Haliti dhe vartësit e tij manipulativ po bëhen gjithnjë e më të egër, kërcënues, zhvatës dhe mbi të gjitha të dëmshëm për interesin e qytetarëve të Vitisë!” – thuhet në njoftimin e VV-së.

VV në Viti ka akuzuar se Dren Haxhiu, djali i shefit të kabinetit të kryetarit të komunës Jakup Haxhiu ka shku në komunë për të sulmuar fizikisht asamblistin Durim Sylejmani.

Dhe sipas VV-së në këtë rast ka pasur fryjë dhe ofendime nga Hysen Ymeri, Drejtues i Burimeve Njerëzore dhe vetë shefit të kabinetit të Sokol Halitit, Jakup Haxhiu.

Në ambientet e kuvendit komunal vie Dren Haxhiu, djali i shefit të kabinetit, për të sulmuar fizikisht asamblistin Durim Sylejmani. Gjatë periudhës së njëjtë shefi i kabinetit të kryetarit të komunës Jakup Haxhiu, fyen rënd të gjithë asamblistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Po ashtu, fyerje të tilla kanë ardhur edhe nga Hysen Ymeri, Drejtues i Burimeve Njerëzore dhe vetë shefit të kabinetit të Sokol Halitit, Jakup Haxhiu. Meqenëse kjo ka ndodhur në të njëjtën kohë nga brenda e jashtë në formë banditeske e të ultë, tregon që kjo ka qenë e sinkronizuar në mes njerëzve kryesor të kryetarit Haliti.” – thuhet në reagimin e VV-së.

Vetëvendosje në Viti ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasi që ka përfunduar pjesa e parë e seancës në Kuvendin Komunal dhe të njëtit kanë njoftuar se kanë padiur LDK në polici.

Në një video të dërguar në adresë të Nacionales, vërehet një tollovi në dalje të sallës ku mbahen seancat e Kuvendit Komunal të Vitisë.

Në video dëgjohen disa persona duke kërkuar që të qetësohet gjendja, gjithashtu disa zëra duke pyetur ‘kush është ai’ dhe ‘ku e mori guximin ai të vie këtu’.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar edhe me Jakup Haxhiu, shefin e kabinetit të kryetarit, Sokol Haliti i cili e ka mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Haxhiu ka thënë se në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë nuk ka ofenduar as shajtë as kënd.

Absolutisht jo, mundeni me marr edhe raportin e policisë të Vitisë, se si dëshmitar me kanë thirr. Edhe gjatë fushatës zgjedhore kam pas montazh nga ta, dhe jo absolutisht jo. Raportin e Polici merr dhe ata vetë kanë deklaru se as nuk i kemi shajt as ofendu. Unë vetëm mundem me ja bo një padi qysh ja kom bo për montazhe. Ata bëjnë vazhdimisht ofendime në drejtim të kryetarit, mundeni me pa edhe incizimet nga televizioni komunal. Jo jo nuk kamë lidhje me këtë. Thirre policinë edhe mundeni me pa me fakte.” – ka thënë Haxhiu.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe këshilltarin Sylejmani, duke thënë se i njëjti nuk ka deklaruar në polici se ka marrë ofendime apo sharje nga Haxhiu.

Aj këshilltari në fjalë që po përmendet Durim Sylejmani nëse ka dhënë deklaratë që unë e kom shajt në polici, qy ku jomë, thirrmëni menjëherë.” – ka thënë Haxhiu.

Lajme të ngjashme