Rama: Garda Revolucionare e Iranit është kriminale, Shqipëria është përballur me fytyrën barbare të këtij regjimi - NACIONALE

Rama: Garda Revolucionare e Iranit është kriminale, Shqipëria është përballur me fytyrën barbare të këtij regjimi

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë në krah të ShBA-së për sulmin ndaj Iranit.

Ai ka bërë me dije se tashmë ka ardhur koha për t’i dhënë fund zvarritjes dhe për të folur troç.

Në llogarinë e tij në X, ai ka shkruar se Garda Revolucionare e Iranit është organizatë terroriste dhe duhet të trajtohet si e tillë.

“Jo vetëm përmes sanksioneve kundër Republikës Khomeiniste, por duke e quajtur zyrtarisht me emrin e saj të vërtetë dhe duke e listuar atë midis organizatave terroriste, siç kanë bërë tashmë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja”, ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme