Rama: Është mirë që Kryetarin e Prishtinës e zgjedhin kryeqytetasit e jo Kurti me vendim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë në emisionin Frontal në T7, ka thënë se “është mirë” që kjo nuk vendoset me vendim nga individë si kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili i tha atij sot se në vjeshtë, kur mbahen zgjedhjet lokale, duhet të gjejë punë tjetër.
“Është mirë që është te vota e kryeqytetit, e qytetarëve të kryeqytetit, jo te personat individualë që e marrin këtë vendim, prandaj qytetarët e kryeqytetit le ta vendosin kush është meritor, a është ai që ka punu me zemër e me shpirt gjatë këtyre katër viteve për me e transformu kryeqytetin, apo ata të cilët e kanë sabotu dhe e kanë blloku”, tha Rama.