Raketat “Javelin”, eksperti gjerman: SHBA-ja po i tregon Serbisë se nuk është partner i besueshëm
Hulumtuesi i latë në Këshillin për Demokratizim të Politikave me seli në Berlin, Kurt Bassuener, ka bërë me dije se përmes shitjes së raketave Javelin për Kosovën, SHBA-ja po i dërgon mesazh politik Serbisë.
Eksperti gjerman ka vlerësuar se me këtë veprim SHBA-ja po i tregon Serbisë se nuk është aleat i besueshëm.
“Mesazhi që SHBA-ja po dërgon me këtë blerje është se Serbia, pavarësisht deklaratave të Perëndimit se është partnere në dialog, nuk po konsiderohet partnere e besueshme, ose e besueshme nën udhëheqjen aktuale”, ka thënë Bassuener për Radion Evropa e Lirë.