Raci: Marrëveshja e fundit s`flet për asnjë lloj autonomie territoriale - NACIONALE

Raci: Marrëveshja e fundit s`flet për asnjë lloj autonomie territoriale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Gazmir Raci ka mohuar pretendimet se Plani i BE-së dhe Aneksi i dakordua në Ohër flasin për autonomi territoriale për komunitetin serb.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se plani dhe aneksi flasin vetëm për obligimet që ka Kosova karshi zbatimit të marrëveshjes.

Marrëveshja e fundit nuk flet në asnjë moment për asnjë lloj autonomie territoriale siç po kanë dëshirë disa komentues. Plani dhe aneksi flasin qartë për obligimet që i ka Kosova karshi zbatimit të marrëveshjeve të arritura me herët. Këtë e konfirmoj dje edhe emisari i BE-së, z. Lajçak dhe këtë e kanë kërkuar edhe SHBA-të”, ka shkruar Raci.

Lajme të ngjashme