Qytetari nga Prishtina sulmon dy policë: Njëri nga ta pëson lëndime të rënda
Një qytetar i Prishtinës ka sulmuar dy policë, meqë rast njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Njoftimi:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që fillimisht nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas ka sulmuar zyrtarët policor. Si pasoj gjatë vënies në kontroll dhe arrestimit te të dyshuarit, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.