Qytetari i Prishtinës e godet zyrtarin policor, e lë veturën dhe më pas shkon paraqitet në stacion - NACIONALE

Qytetari i Prishtinës e godet zyrtarin policor, e lë veturën dhe më pas shkon paraqitet në stacion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Një qytetar është ndaluar nga polici në trafik. Por, qytetari e ka goditur zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime, dhe më pas ishte ikur nga vendi i ngjarjes duke e lënë veturën aty.

Më vonë, ai ishte paraqitur në polici.

Njoftimi:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Rasim Kiçina, Prishtinë, 06.08.2023-18:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti deri sa kishte qenë duke drejtuar automjetin nuk i kishte zbatuar urdhrat e zyrtarit policor për ndalim dhe e kishte goditur zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime. I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe kishte braktisur automjetin e tij. Automjeti i braktisur është sekuestruar, ndërsa më vonë, i dyshuar i lartcekur është paraqitur në polici dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme