Qytetari has në një mjet shpërthyes teksa po mblidhte fruta, tërhiqet nga FSK-ja dhe KFOR-i - NACIONALE

Qytetari has në një mjet shpërthyes teksa po mblidhte fruta, tërhiqet nga FSK-ja dhe KFOR-i

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një mjet shpërthyes është gjetur nga një person në Parkun Nacional në Luboten.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se derisa ishte duke mblehdur fruta, një person ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Më pas, FSK-ja dhe KFOR-i kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

“Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme