Qytetari dorëzon një shumë parash, Policia: Jemi adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen - NACIONALE

Qytetari dorëzon një shumë parash, Policia: Jemi adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës në Facebook ka njoftuar se një qytetar me inicialet A.B ka dorëzuar një portofol me një shumë parash dhe dokumente personale të cilat i janë kthyer pronarit.

Policia ka thënë se qytetarët janë adresa e parë ku qytetarët drejtohen.

Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.” – shkruhet ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen.

Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B, ka dorzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.

Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme