Qytetarët po pranojnë mesazhe të rreme për gjoba, Policia: Janë mashtrime, mos kryeni pagesa - NACIONALE

Qytetarët po pranojnë mesazhe të rreme për gjoba, Policia: Janë mashtrime, mos kryeni pagesa

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Qytetarë të shumtë po pranojnë mesazhe mashtruese për gjoba nga Policia.

Kjo për t’ua marrë të dhënat personale e për të kryer pagesa.

Policia ka apeluar te qytetarët të kenë kujdes.

Njoftimi:

Njoftim i Policisë së Kosovës për Mesazhet (SMS) mashtruese lidhur me Njoftimin per Gjobat në Trafik

Prishtinë, 7 janar 2026

Policia e Kosovës njofton qytetarët për një fushatë mashtruese që aktualisht po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar siq shkruhet nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës. Këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët.

Policia e Kosovës thekson nuk ka dërguar mesazhe të tilla si dhe:

U bëjmë thirrje qytetarëve që:

· të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;

· të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;

· të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;

· të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe

· nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve dhe fton qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar.

Lajme të ngjashme