Quni i quan propagandë kërcënimet e Serbisë: Të bashkëpunojmë me partnerët strategjikë - NACIONALE

Quni i quan propagandë kërcënimet e Serbisë: Të bashkëpunojmë me partnerët strategjikë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka folur në lidhje me fjalimin e djeshëm të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, i cili i renditi disa kërkesa në drejtim të Kosovës.

Sipas Qunit, fjalimi i Vuçiqit është në vazhdën e deklarimeve propagandistike të Serbisë, duke shtuar se “asgjë nuk ndryshon te mëndësia e tyre”.

Në një intervistë për Kosovapress, Quni ka vlerësuar se Kosova duhet të përparojë kapacitetet e saja dhe të bashkëpunojë me partnerët strategjikë.

Është në vazhdën e fjalorit të tyre. Është në vazhdën e deklarimeve, asgjë nuk ndryshon tek mendësia e tyre. Edhe një patrullim të policisë së trafikut ata janë në gjendje të shpallin të një operacioni të njësive speciale dhe të tjera. Çdo shtrirje të sovranitetit e bëjnë propagandën se është një lloj kërcënimi deri te përmasat e sulmit ndaj komunitetit serb. Unë jam i bindur por edhe komuniteti ndërkombëtarë tani ka përvoja me nxjerrjen e realitetit edhe pse në Serbi përdoret ende ky fjalor… Përderisa ne e kemi fqinj Serbinë asnjëherë nuk largohet mundësia që të ketë ndërhyrje të tilla. Thjesht ne duhet t’i ngrisim kapacitetet tona vendore dhe të kemi bashkëpunim të mirë me partnerët tanë strategjik si parakushte që t’i bindim që në start që mos të ndërmarrin aventura të tilla” – ka thënë Quni.

Lajme të ngjashme