Qortimi për targat ilegale: KFOR-i shihet rrugës për në Mitrovicë - NACIONALE

Qortimi për targat ilegale: KFOR-i shihet rrugës për në Mitrovicë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nga sot Policia e Kosovës e ka filluar zbatimin e vendimit të ri të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale. Si pjesë e këtij vendimi është edhe masa e qortimit, e cila do të zbatohet për 21 ditë.

Aktualisht, situata në veri të vendit është e qetë.

Ndërkohë në adresë të Nacionales kanë arritur disa fotografi, ku shihen tri automjete të KFOR-it rrugës për në Mitrovicë.

Ditë më parë, KFOR-i, në një përgjigje për RTV Dukagjinin, kishte thënë se nuk ka asnjë fakt që mund të shkaktojë shqetësim.

Deri më sot nuk kemi ndonjë fakt që mund të shkaktojë shqetësim dhe nuk ka pasur asnjë ndryshim në qëndrimin e forcës së misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja”- thuhej në përgjigjen e tyre.

Lajme të ngjashme