Qoku i Kurtit kapet me komentues: Sa hallexhi kërcënove dhe shantazhove në Ohër? - NACIONALE

Qoku i Kurtit kapet me komentues: Sa hallexhi kërcënove dhe shantazhove në Ohër?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet e Maqedonisë, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin e raundit të parë në zgjedhjet presidenciale.

Në statusin e tij në “Facebook” për raundin e parë të zgjedhjeve ai ka marrë shumë reagime.

Qoku nuk i ka duruar as pyetjet normale të komentuesve.

Njeri nga ta e ka pyetur se sa vota i ka marrë në Ohër?

Kësaj pyetje ai i është kundërpërgjigjur me një pyetje tjetër.

“Sa vota bleve në Ohër? Sa hallexhi kërcënove dhe shantazhove në Ohër?”, ia ka kthyer Qoku komentuesit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Qoku ka shkruar se shqiptarët e Maqedoni janë dy mandate larg.

Ai ka treguar edhe pse do të fitojë koalicionin që përfaqëson.

“Së fundi, Lëvizja Vetëvendosje! për vite me radhë pësoi humbje përballë të korruptuarve, deri sa erdhi tek fitorja e madhe. Te VLEN mundësia është më e mirë. Jemi dy mandate larg, dy javë larg. Po të angazhohemi maksimalisht, do t’i largojmë qysh sot ata që e shkatërruan vatrën dhe familjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Gjithçka është në dorën tonë - të ecim përpara, me energji e pozitivitet. Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!”, ka shkruar Qoku.

Lajme të ngjashme