Qeveria në Shqipëri rritë pagat për policët dhe punonjësit e administratës
Përderisa në Kosovë po vazhdojnë përplasjet e qevrisë dhe sindikatave për çështjen e pagave dhe Ligjit pë to. Qeveria në Shqipëri, duke nisur nga muaji tetor, ka vendosur se të gjithë punonjësit e policisë në nivel inspektorësh dhe nivel i mesëm, si dhe ata në administratën publike do të kenë rritje të pagës nga 7-15%.
Sipas kryeministrit Edi Rama vendimet e qeverisë hynë në fuqi menjeherë.
“Shtesa më e lartë 15% është për nivelin e bazë, shtesa 7% është për nivelin e mesëm. E njëjta gjë vlen edhe për Gardën e Republikës shtesë page, e njëjta për Policinë e Burgjeve, për zjarrfikëset, për administratën publike dhe jo vetëm nëpunësit civilë, por dhe punonjësit mbështetës. Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë”, tha Edi Rama.
Për të mos rritur çmimin e energjisë dhe njëherazi për të mos patur kufizime në dimër, Rama pati një thirrje në adresë të shqiptarëve.
“Të hyjmë bashkë në mendësinë e kësaj situate për të kursyer. Ne nuk duam as ta rrisim çmimin e as të kemi kufizime”, tha kryeministri shqiptar.
Rama nuk heq dorë nga aministia fiskale, duke i treguar ambasadorëve që janë shprehur kundër projektligjit se vendimarrja u takon shqiptarëve.
“Ju qani hallin sa do të mërzitet BE dhe Amerika. Ata i kanë punët në rregull. Aministia do bëhet, këmbëngulës dhe durues që t’i pastrojmë cepat nga çdo lloj pluhuri dhe iluzioni optik. Unë këtu përfaqësoj Shqipërinë ta keni të qartë”, shtoi ai, raporton KlanTv.
