Qeveria kthen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve sikur para vitit 2017
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot për kthimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sikur para vitit 2017.
Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 kishte marrë vendim për rritjen e pagës të kryeministrit të asaj kohe, Ramush Haradinaj, e cila preku automatikisht edhe sistemin e drejtësisë. Më pas në kohën e Qeverisë Kurti 1 ishte marrë vendim që paga e kryeministrit të zbritej, por ato të drejtësisë nuk u preken.
Me vendimin e sotëm, pagat e gjyqtarëve e prokurorëve u kthyen ashtu siç kanë qenë.
“… me këtë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm pra para datës së hyrjes në fuqi të vendimit të vitit 2017 për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar”, tha kryeministri Kurti.
Nacionale më vonë do të sjell një tekst më të detajizuar për këtë vendim.