Qeveria ia jep në shfrytëzim një banesë familjes së 11 vjeçares që u trafikua e u dhunua
Qeveria e Kosovës ia ka dhënë në shfrytëzim një banesë të konfiskuar familjes së 11 vjeçares, e cila kishte qenë viktimë e trafikimit dhe dhunimit.
Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Kurti tha se kjo banesë i ka 100 metër katrorë, dhe e njëjta, do t’i jepet për shfrytëzim për një periudhë pesë vjeçare, 11 vjeçares dhe familjes së saj.
“Komisioni rekomandues i Ministrisë së Drejtësisë ka rekomanduar dhënien në shfrytëzim të banesës së konfiskuar prej 100 metra katrorë për viktimën e trafikimit dhe dhunimit dhe familjen e saj, e njohur edhe si rasti I 11-vjeçares. Përmes veprimeve të tilla ne edhe njëherë dëshmojmë përkushtimin tonë për mbështetjen e viktimave, veçanarisht të viktimave të dhunës.” – ka thënë ai.
Vlen të përmendet se ky rast kishte nxitur shumë reagime në opinionin publik, madje ishin mbajtur edhe protesta ku kërkohej dënim për të dyshuarit.