Qesharake | Ramabaja nuk mund të thotë se Konjufca e humbi debatin: Nuk e ka fitua asnjeri
Analisti politik Sadri Ramabaja ka kritikuar nivelin e debatit në mes nënkryetarëve të partive politike, i cili është zhvilluar mbremë në emisionin “Debat Plus”.
Ai nuk ka mundur të thotë se Glauk Konjufca e ka humbur debatin.
Ndonëse të gjithë ishin të mendimit se zyrtari i VV-së ishte humbësi i mbrëmjes, ai ka thënë se këtë debat nuk e ka fituar askush.
“Jo, këtu nuk anë fitues asnjeri”, ka thënë ai, duke nxitur të qeshurat e analistëve tjerë.
Sipas tij, prania e katër nënkryetarëve në të njëjtin debat e bëri më të vështirë menaxhimin e diskutimit.
“Niveli i komunikimit në bindje time ka lënë shumë për të dëshiruar dhe nëse do ta notoja mezi një 6-qe do tua jepja. Ishin relativisht të padisiplinuar dhe nënkryetarë partish që të mos respektonin udhëheqësin e emisionin më dukej shumë e papërgjegjshme prandaj ky debat për mua ka lënë shumë për të dëshiruar. Madje, kur e mendoj se kush ka qenë nënkryetar i LDK-së, prej Fehmi Aganit, me ardh tek Doarsa Kica dhe nga Arsim Bajrami tek Uran Ismaili është një krahasim shumë i thellë dhe diferencë e tmerrshme. Mendoj se qytetarët do të jenë do të jenë shumë të zhgënjyer pasi më shumë ishte ‘betejë’ për pozicionim brenda partisë së vetë sesa për të shpjeguar programet e partive. Prania e katër nënkryetarëve u pa se është numër i madh dhe natyrisht se në këtë prezencë vështirë ishte edhe me drejtua debatin për shkak të pretendimeve shumë të mëdha e herë herë me një gjuhë që s’iu takonte nivelit të nënkryetarëve”, ka thënë Ramabaja.