Qëndrimi zyrtar i Malit të Zi për Kosovës në KiE dihet në fazën finale të votimit, sipas kryeministrit Spajiq
Se si do të votojë Mali i Zi – për ose kundër – Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, kjo do të shihet në Këshillin e Ministrave, tha kryeministri malazias, Millojko Spajiq, siç e citoi “Pobjeda”.
Maja Vukqeviq, Përfaqësuesja e Malit të Zi në Komisionin për Politikë dhe Diplomaci të KiE-së që votoi kundër – e që vjen nga partia pro-serbe e Millan Knezheviqit, shteti malazias e dha sikur qëndrim të një individi e jo të qeverisë.
“Votimi i vërtetë do të jetë në këshillin ministror dhe më pas do të mund të shihni qëndrimin zyrtar të Malit të Zi “, ka thënë Spajiq.
Kohëve të fundit ndaj kësaj vote kundër ka folur edhe ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritzan Abazoviq, i cili u shpreh se po të kishte qenë kjo votë gjatë qeverisje së tij, Podgorica do ta kishte mbështetur anëtarësimin e Kosovës siç edhe e ka mbështetur në fazën e parë të pranimit të apkiacionit të Kosovës për anëtarësim.