Qëndrimi i Zelenskyit në Beograd ndaj Kosovës, Maliqi: Po korrim frytet e politikës sonë të jashtme shpërfillëse ndaj aleatëve
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka kritikuar politikën e jashtme të Kosovës pas deklaratës së Volodymyr Zelenskyt se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës.
Maliqi tha se periudha e administratës Biden ishte mundësi për ndryshim, por sipas tij, Kosova nuk investoi mjaftueshëm politikisht.
“Sot thjesht po e korrim frytin e një politike të jashtme shpërfillëse ndaj aleatëve”, shkroi Maliqi, duke e kritikuar Prishtinën për mungesë të angazhimit ndaj Ukrainës.