"Linja e Jetës" tregon se do të punojë edhe gjatë festave të fund vitit - NACIONALE

"Linja e Jetës" tregon se do të punojë edhe gjatë festave të fund vitit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra telefonike për parandalim të vetëvrasjes, Linja e Jetës, përmes rrjeteve sociale, ka bërë të ditur se kjo qendër do të jetë në dispozicion të qytetarëve edhe gjatë festave të fund vitit.

"Sezoni i festave mund të jetë një kohë e vështirë për shumë njerëz. Nëse ndiheni të mbingarkuar ose keni mendime për vetëvrasje, mos harroni se nuk jeni vetëm.", thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Linja e jetës, do të jetë në dispozicion nga ora 14 00 deri në ora 00 02 pas mesnate në numrin e telefonit 0800 12345.

"Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni edhe gjatë festave në 0800 12345, nga ora 14:00 deri në 02:00.", thuhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme