Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar: Magjistralja në Rashkë në drejtim të Jarinjes është bllokuar nga disa serbë - NACIONALE

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar: Magjistralja në Rashkë në drejtim të Jarinjes është bllokuar nga disa serbë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se kanë informacione se magjistralja në Rashkë në drejtim të Jarinjes është bllokuar nga disa qytetarë serbë.

Në një reagim në llogarinë e tyre në Facebook, është thënë se qarkullimi i automjeteve në hyrje të Kosovës sështë shumë i vogël.

“Njoftim për qytetarët

Ju njoftojmë se kemi informata nga disa qytetarë se Magjistralja në Rashkë në drejtim të Jarinjes është e bllokuar nga disa qytetar Serb si dhe ne e kemi vërejtur më herët se qarkullimi i automjeteve në hyrje të RKS është shumë i vogël sepse kemi informata se veq nga Qyteti i Novi Pazarit mund të qarkullojnë automjetet. Për momentin nuk është asnjë kamion dhe asnjë automjet në hyrje të RKS” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme