Qarkullojnë pamje në rrjete sociale: Edhe në Rusi grafite kërcënuese “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Disa pamje po qarkullojnë nëpër rrjete sociale, ku shihen disa persona duke shkruar grafite “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Sipas disa përdoruesve të Twitter, këto pamje janë në Rusi.
Në Twitter, është shpërndarë një video teksa shihen disa rusë duke shkruar nëpër mure tek një stacion treni, “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Ata shihen të maskuar dhe me bluza të zeza, teksa e kanë të shkruar në shpinë, strofën e një kënge të Bob Marleyt.
Veprimi i tyre vie vetëm dy ditë pasi në Serbi janë shfaqur grafite me mesazhe të njëjta “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Po ashtu mesazh i njëjtë ishte edhe në pankartat që mbajtën tifozët e klubit të futbollit “Crvena Zvezda”, gjatë një ndeshjeje miqësore me klubin italian “Fiorentina” më 26 korrik në Beograd.
Pas këtyre parullave, shumë reagime kishte pasur në Kosovë.
Se han colocado grafitis por toda Rusia, "Cuando el ejército regrese a Kosovo", en serbio.
— 🇷🇺 ☭ Alonso Bravo Sanz☭🇷🇺 🇷🇺 🇷🇺 (@B_S_G_m_l_Cheka) July 30, 2023
🇷🇺 Moscú, Saratov, Ekaterimburgo, Tumen. 🇷🇸 pic.twitter.com/KxUJnefiJq