Qalaj: Zgjedhjet do të tregojnë se më Albin Kurti kurrë nuk do të jetë kryeministër i Kosovës - NACIONALE

Qalaj: Zgjedhjet do të tregojnë se më Albin Kurti kurrë nuk do të jetë kryeministër i Kosovës

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka bërë me dije se vetëm zgjedhjet e reja do mundësojnë që të mos ketë më qeveria të udhëhequr nga Albin Kurti.

Në emisionin “Politico” në Kanal 10, ai ka thënë se zgjedhjet do të jenë realitet shumë shpejt.

Sipas tij, këto zgjedhje do të japin një verdikt të qartë se çfarë qeverie do të ketë Kosova.

“Zgjedhjet do të jenë realitet shumë shpejt. Unë besoj se ato do të japin një verdikt të qartë që në këtë Kosovë të mos jetë më kurrë kryeministër Albin Kurti,” tha Qalaj.

Lajme të ngjashme