Qahet Kurti: Kam dy identitete të zorshme, edhe i majtë edhe kryeministër i Kosovës - NACIONALE

Qahet Kurti: Kam dy identitete të zorshme, edhe i majtë edhe kryeministër i Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti, ditë më parë, ka mbajtur një fjalim të gjatë para studentëve në Oxford Union gjatë qëndrimit të tij në Britani të Madhe, gjatë muajit qershor. Videoja e plotë e këtij diskutimi është publikuar nga Oxford me 11 shtator.

Që në fillim, Kurti foli për vështirësitë e të qenit i majtë kudo në botë. E menjëherë Kurti u foli edhe për probleme që sjellë të jesh kryeministër i Kosovës.

E në mënyrë retorike, ai ftoi të imagjinojnë se çfarë vështirësi mund të ketë dikush që ka këto dy identete siç është rasti me z.Kurtin.

“Të jesh një lider i majtë kudo në botë sot, majde edhe në vende të pasura e të mirë-zhvilluara, është majftueshëm e vështirë. Për më shumë, të jesh një kryeministër kosovar, pavarësisht bindjes etike e politike të personit, nuk është një detyrë e lehtë. Mund të imagjinoni çfarë ndodhë kur këto dy identitete kombinohen siç ka ngjarë të jenë në personalitetin tim. Vështirësitë komplikohen shpejtë.”, vlerësoi ai.

Lajme të ngjashme