Pyetje në Facebook: "Cili është dallimi i aderimeve në PDK dhe atyre në LDK?"
Disa parti politike në Kosovë tashmë kanë filluar të angazhohen që në shtëpitë e tyre të sjellin personalitete të ndryshme si përforcime dhe përgatitje për zgjedhje kurdo që do të mbahen ato.
Tash së fundi, Shqipe Pantia ka zyrtarizuar kalimin e saj në LDK. Ndërkohë të dielën, deputeti Bekë Berisha, njoftoi për aderimin e mbi 30 ish-ushtarëve të brigadës “Mërgimi” në AAK.
Në anë tjetër, anëtari PDK-së Bujar Cakolli në profilin e tij në Facebook, ka treguar dallimet e aderimeve në PDK nga aderimet në LDK.
Cakolli ka thënë se LDK aderimet i bën në parti ndërkaq partia e tij (PDK-ja) aderimet i bën në pushtet.
“A e dini cili o dallimi i aderimeve në PDK dhe atyre në LDK? LDK aderimet i ban në parti, e na aderimet i bajme direkt ne pushtet! Thuni qe nuk ështe qeshtu!”, ka shkruar ai.
Cakolli edhe pse është në PDK është kritik ndaj disa veprimeve që bën partia e tij në raport me pushtetin dhe rolin si parti e parë opozitare në vend.
Deri më tani PDK nuk ka bërë të ditur për ndonjë aderim në partinë e tyre.
