Pantina pasi iu bashkua LDK-së: Jam shumë e lumtur që vendosa të bëhem pjesë e këtij grupi
Shqipe Pantina, e cila nga sot është anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se angazhimi i saj në politikë, ka synim gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballet vendi.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Pantina ka thënë se LDK është bërë adresë ku shumë të rinj e të reja duan të kontribuojnë për vendin.
“Jam shumë e lumtur të bëhem pjesë e këtij grupi dhe shpresoj qe më përvojën time profesionale dhe politike të ndihmoj në hartimin e platformës programore që orientim ka zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.” – ka shkruar tutje ajo.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Ndihem e nderuar me ftesën e kryetarit Lumir Abdixhiku të bëhem pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Angazhimi im në politikë çdoherë ka pas synim gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballet vendi ynë, andaj edhe e kam pranuar ketë ftesë dhe kam vendosur të i kthehem sërish politikës aktive.
LDK sot është bërë adresë ku shumë veprimtarë politikë, të reja e të rinj që duan të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë për vendin, familjen dhe veten e tyre, po i bashkohen kësaj partie.
Jam shumë e lumtur të bëhem pjesë e këtij grupi dhe shpresoj qe më përvojën time profesionale dhe politike të ndihmoj në hartimin e platformës programore që orientim ka zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.
Na priftë e mbara!