Putini thotë se Rusia është e gatshme të trajnojë ushtarë të huaj
Gjatë hapjes së ceremonisë “Ushtria-2022”, ditën e hënë, presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia është e gatshme të furnizojë me pajisje ushtrake vendet aleate në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë, duke shtuaar se Moska është e hapur edhe për trajnimin e luftëtarëve të huaj.
“Rusia sinqerisht ushqen lidhje të forta historikisht, miqësore dhe vërtet të besueshme me vendet e Amerikës Latine, Azisë dhe Afrikës. Ne jemi të gatshëm t'u ofrojmë aleatëve tanë llojet më moderne të armëve, nga armët e vogla te mjetet e blinduara dhe artileria deri te aviacioni luftarak dhe mjetet ajrore pa pilot", tha Putin gjatë fjalës së hapjes.
“Ne e vlerësojmë shumë faktin që vendi ynë ka shumë aleatë, partnerë, njerëz me mendje të njëjtë në kontinente të ndryshme”, shtoi më tej Putin.
Ai theksoi gjithashtu avantazhet e trajnimit të ushtarëve të huaj në Rusi dhe tha se Rusia fton aleatët të bëjnë stërvitje të përbashkëta ushtarake.
“Ne shohim gjithashtu perspektiva të mëdha në trajnimin e ushtarakëve të huaj dhe trajnimin e tyre të avancuar. Mijëra profesionistë ushtarakë nga e gjithë bota janë studentë krenarë të universiteteve dhe akademive ushtarake të vendit tonë”, tha Putin duke shtuar se vendi do të punojë me më shumë energji në këtë fushë të rëndësishme.
