Putini i emëron "kryetarët në detyrë" të katër rajoneve të aneksuara të Ukrainës - NACIONALE

Putini i emëron "kryetarët në detyrë" të katër rajoneve të aneksuara të Ukrainës

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS, presidenti rus, Vladimir Putin, i ka caktuar "kryetarët në detyrë" të katër rajoneve ukrainase të aneksuara ilegalisht.

Agjencia TASS raportoi se të katër liderët e sapoemëruar do të qeverisin derisa krerët zyrtarë për rajonet të zgjidhen në përputhje me ligjin rus.

Bëhet e ditur se të katër drejtuesit në detyrë janë të njëjtët zyrtarë që i udhëhoqën rajonet nën pushtimin rus përpara se Putini t'i nënshkruante dokumentet e aneksimit, të cilat janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Sipas TASS-it, Denis Pushilin u bë ushtrues detyre i kreut të Republikës Popullore të Donetskut (DPR) dhe Leonid Pasechnik tani është ushtrues detyre i kreut të Republikës Popullore të Luhanskut (LPR). Ndërsa Yevgeny Balitsky do të jetë ushtrues detyre i guvernatorit në rajonin e Zaporizhzhia dhe Vladimir Saldo është tani guvernatori në detyrë në rajonin Kherson.

Të katër zyrtarët i kanë nënshkruar të ashtuquajturat traktate për pranimin e katër rajoneve përkatëse në Rusi më 30 shtator gjatë një ceremonie të mbajtur në Kremlin.

Lajme të ngjashme