Putin nënshkruan ligjin për mobilizimin e qytetarëve rusë të dënuar për krime të rënda
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj për të rekrutuar qytetarët me dënime të pashlyera ose të pazgjidhura për vrasje, grabitje, vjedhje, trafik droge dhe krime të tjera të rënda sipas Kodit Penal të Federatës Ruse, për t'u thirrur në shërbimin ushtarak për t'u mobilizuar, shkruan CNN.
Kjo bën të mundur mobilizimin e qindra mijëra njerëzve që janë dënuar me kusht ose janë liruar së fundmi.
I vetmi grup kriminelësh të përjashtuar nga dekreti janë ata që kryen krime seksuale ndaj të miturve, tradhti, spiunazh apo terrorizëm. Përjashtohen gjithashtu ata që janë dënuar për tentativë vrasjeje të një zyrtari qeveritar, rrëmbim avioni, aktivitet ekstremist dhe trajtim të paligjshëm të materialeve bërthamore dhe substancave radioaktive.
Presidenti Vladmir Putin tha të premten se Kremlini kishte mobilizuar tashmë 18,000 ushtarë shtesë mbi objektivin e tij prej 300,000 për të luftuar në luftën e tij në Ukrainë nga popullsia e përgjithshme mashkullore e Rusisë.
Më herët këtë javë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se të gjitha aktivitetet e pjesshme të mobilizimit, duke përfshirë dërgesat e thirrjeve, ishin pezulluar pasi zyrtarët thanë se objektivi i draftit për rekrutimin e 300,000 personelit ishte përmbushur.