Pushteti i del në mbrojtje RTK-së, deputetet e VV-së thonë se akuzat e opozitës ndaj televizionit janë të pabaza - NACIONALE

Pushteti i del në mbrojtje RTK-së, deputetet e VV-së thonë se akuzat e opozitës ndaj televizionit janë të pabaza

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetët e VV-së i kanë dalë në mbrojtje RTK-së, pasi Televizioni Publik i Kosovës sot është përballur me kritika të ashpra nga opozita.

Ata i kanë mohuar kritikat e opozitës se RTK-ja është e kapur nga pushteti.

E para që ka reaguar ka qenë deputetja Fitore Pacolli.

Sipas saj, kritikat e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë qesharake.

“Po qesharak jeni bre sdi çka ju koftë. Po para do dite LIVE në RTK e keni pasë një tubim elektoral të PDK-së bre. Kujna po i folni për kapje ju?!”, ka shkruar Pacolli.

Më pas ka reaguar edhe deputetja Tinka Kurti.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kritikat e opozita ndaj RTK-së nuk qëndrojnë.

“Së pari doli krejtësisht gënjeshtër që RTK e paska cenzuru Kuvendin sepse kanë qenë live në RTK3. Së dyti dhe më e rëndësishmja, opozita po konsideron që fjalimet e tyre boshe janë më të rëndësishme sesa konferenca për viktimat e torturës seksuale të luftës së fundit në Kosovë ku folën jo vetëm disa prej viktimave, por morën pjesë edhe shumë nobelistë për paqe. Fundja, kështu mendojnë këta edhe ashtu deshën para ca vitesh - të bënin amnesti”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme