“Puna e mbarë më kanë thanë shumë qytetarë”, Kurti i përgjigjet Abdixhikut pasi e krahasoi me Vali Carleone - NACIONALE

“Puna e mbarë më kanë thanë shumë qytetarë”, Kurti i përgjigjet Abdixhikut pasi e krahasoi me Vali Carleone

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka dhënë një intervistë në RTV Dukagjini, kur ka folur për shumë çështje, përfshirë qeverisjen dy vjeçare të kryeministrit Albin Kurti.

Në një moment, z. Abdixhiku e ka krahasuar Kurtin me Vali Carleonen, një personazh i çuditshëm i shou bizzit.

“Dy njerëz në Kosovë, që nuk i ka thënë askush puna e mbarë, Vali Corleone dhe Albin Kurti, kurrë në jetën e vet punë s’kanë bërë, kurrë në jetë të vetë nuk i kanë thënë puna e mbarë. Ky nuk din ta menaxhojë një projekt të vetëm.” - tha Abdixhiku.

Rreth kësaj Kurti ka përmendur të hyrat tatimore dhe deficitin buxhetor të vitit 2023 duke i krahasuar me vitit 2020.

Ai tutje ka thënë se nëse menaxhimi është ‘sikurse ka qenë në Qeverinë Hoti’, atëherë më mirë ‘unë të mos jam menaxher’.

Kryeministri Kurti në fund ka shtuar se ‘puna e mbarë’ i kanë thënë shumë qytetarë,

Qa të them unë tash, unë po e menaxhojë qeverinë e Kosovës në ditët më të mira që janë bërë si rezultat i kësaj qeverisje. Në verën e vitit 2020, 1.5 miliardë të hyra tatimore, pas 2 viteve qeverisje time janë bërë 2.5 miliardë. Tash unë po flas me shifra, ndërkaq kush do të krijoj atmosferë negative le ta bëjë, unë po flas me fakte me të dhëna. Deficiti buxhetor ka qenë në vitin 2020 para se ne të vijmë në qeverisje, mbi 500 milionë euro, ndërsa në vitin e kaluar është më pak se 50 milionë euro. 11 herë e kemi zvogëluar deficitin buxhetor. E kaq keqmenaxhimi mund ta sjellë këtë. Nëse menaxhimi është sikurse ka qenë qeveria Hoti, ose qeveritë e ma hershme në përgjithësi, atëherë unë më mirë është të mos jem menaxher. Po unë besoj se si menaxher kryesor jam duke bërë punë shumë të mira. Puna mbarë më kanë thanë shumë qytetarë gjithë jetën.” – ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme