Punëtor i KEK-ut pëson lëndime të rënda në vendin e punës
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se të dielën ka ndodhur një aksident i rëndë në punë në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, ku një punëtor ka pësuar lëndime të rënda.
Sipas njoftimit të KEK-ut, menjëherë pas aksidentit janë njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë.
Korporata ka bërë të ditur se vendi i ngjarjes është duke u ruajtur, ndërsa janë ndërmarrë masa për të parandaluar afrimin e personave të panevojshëm në zonën ku ka ndodhur aksidenti.
Për shkak të veprimeve që janë ende duke u zhvilluar dhe nevojës për njoftimin e familjarëve të punëtorit të lënduar, KEK-u ka bërë të ditur se në këtë fazë nuk mund të japë hollësi të tjera lidhur me rastin.
“KEK do të njoftojë me kohë, pas konfirmimit të plotë të rrethanave nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e Korporatës.