Publikuan video duke shtënë në aheng në Malishevë, Policia sekuestron një AK-47, një pushkë dhe dy pistoleta - NACIONALE

Publikuan video duke shtënë në aheng në Malishevë, Policia sekuestron një AK-47, një pushkë dhe dy pistoleta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person në Malishevë për se ka shtënë më armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Gjatë kontrollimit të shtëpisë, të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar, një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta, 92 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm një gëzhojë dhe një boks hekuri.

Raporti i plotë i PK-së:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Bubavec, Malishevë 18.08.2022-NN. Raportohet se pas hetimeve të zhvilluara, lidhur me disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar që janë publikuar ne rrjete sociale, më 24.08.2022 është kontrolluar shtëpia e të dyshuar mashkull kosovar ku i janë gjetur dhe sekuestruar: një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta, 92 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm një gëzhojë dhe një boks hekuri. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme