Publikohet lista e 48 bizneseve që i përmendi ministrja Rozeta Hajdari
Mediumi Kallxo ka publikuar një listë të 48 bizneseve, që sipas komisionit për riverifikimin e dosjeve të ARBK-së kanë emërtime në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Në fakt, këtë listë e ka përmendur së pari ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Në listën e publikuar nga Kallxo, shihen 48 biznese, përfshirë disa edhe në pronësi të Devollit, të cilin raport të Kallxo-së mund ta lexoni këtu.