Publikohen renditjet në pozitat 11 - 20 për Topin e Artë - NACIONALE

Publikohen renditjet në pozitat 11 - 20 për Topin e Artë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

France Football vazhdon me publikimin e renditjeve të futbollistëve në garë për Topin e Artë.

Ata tani kanë zbuluar emrat e lojtarëve që janë renditur nga pozita 11 deri në pozitën e 20.

Fillimisht, pozitën e 20-të e ka zënë ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.

Kurse, Luis Diaz, Dusan Vlahovic dhe Casemiro kanë ndarë pozitën e 17-të.

Pas tyre vie Virgil Van Dijk në pozitën e 16-të, derisa Fabinho dhe Rafael Laeo kanë ndarë pozitën e 14-të.

Ylli i Borussia Dortmund, Sebastian Haller ka zënë pozitën e 13-të, derisa Riyad Mahrez të 12-en.

Kurse, pozita e 11-të, i ka takuar yllit të Tottenham Hotspurit, Heung-min Son.

Lajme të ngjashme