Publikohen emrat e tre të dyshuarve për sulmin ndaj Valon Sylës
Tre të dyshuarit për sulmin ndaj gazetari Valon Syla tashmë janë arrestuar. Gazeta Paparaci ka publikuar emrat e tre personave, të cilët janë arrestuar për sulmin ndaj Sylës.
Sipas kësaj gazete, të arrestuar janë Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani.
Lajmin për arrestimin e tre personave e dha Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme.
"Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit." - shkroi Sveçla.
