"Pse i nisi Prokuroria hetimet?", Abdixhiku thotë se tenderët sekretë dëshmojnë "hajni të pa precedentë" nga qeveria
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumi Abdixhiku, ka akuzuar qeverinë Kurti për “hajni të pa precedentë në histori të Kosovës”, në lidhje me tenderët njëburimorë.
Ai ka përmendur edhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria Speciale e Kosovës për tenderët, në lidhje me të cilën Nacionale raportoi ekskluzivisht.
“Çfarë modeste, lëreni atë punë. I ke 250 milionë euro tendera njëburimorë, njerëzit e tij dhe të gjithë sistemit janë hajni e pa precedentë në histori të Kosovës”.
“Pse i nisi Prokuroria Speciale hetimet? I nisi për shkak t’neve. A e dini se çdo ditë, nga një tender e gjysmë nënshkruhet në negocim sektret”, tha ai në Pressing.