Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e quan shovinist asamblistin serb të Mitrovicës së Veriut - NACIONALE

Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e quan shovinist asamblistin serb të Mitrovicës së Veriut

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, i ka reaguar asamblistit të Mitrovicës së Veriut, Marko Jakshiq, i cili dje në ceremoninë e betimit e ka nxjerr në tavolinë një flamur të Rusisë.

Bashkëshorti i presidentes Osmani ka thënë se një veprim i tillë është shovenist.

Në llogarinë e tij në “X”, ai ka shkruar se ky është akt mosbesnikeria.

“Një akt i hapur mosbesnikërie ndaj Kosovës dhe atyre që e zgjodhën atë dhe një sinjal i lidhjes me një agresor të huaj. I turpshëm dhe i papërshtatshëm për post publik”, ka shkruar Sadriu.

Lajme të ngjashme