Protestuesit në Sri-Lankë mundohen që të futen në zyrën e kryeministrit - NACIONALE

Protestuesit në Sri-Lankë mundohen që të futen në zyrën e kryeministrit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon situata e tensionuar në Sri-Lankë. Shumë protestues e kanë rrethuar zyrën e kryeministrit dhe disa po mundohen që ta kalojnë rrethojën.

Disa protestues po i gjuajnë pjesëtarët e forcave të sigurisë me shishe, por këta vetëm po shikojnë. Aty shihen forca të shumta të sigurisë. Një varg ushtarësh po e ruajnë ndërtesën.

Gjatë ecjes së protestuesve drejt zyrës së kryeministrit, disa prej tyre kanë pësuar nga gazi lotsjellës, që është hedhur nga policia.

Lajme të ngjashme