Protestat në Iran, UNICEF: Duhet të ndalojnë vdekjet e fëmijëve - NACIONALE

Protestat në Iran, UNICEF: Duhet të ndalojnë vdekjet e fëmijëve

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, është deklaruar thellësisht e shqetësuar nga raportet për fëmijë që vriten, plagosen dhe burgosen në Iran.

Në një deklaratë të lëshuar, agjencia tha se “duhet të ndalohen vdekjet e raportuara të fëmijëve në protestat antiqeveritare”.

Në deklaratën e dhënë nga UNICEF shtohej se, “vlerësohet se në trazirat publike në Iran kanë humbur jetën 50 fëmijë.”

Reagimi nga agjencia vjen pasi trazirat në Iran kanë mbushur më shumë se dy muaj dhe mes shumë thirrjeve nga protestuesit dhe aktivistët në internet drejt UNICEF-it, Amnesty International dhe organizatave të tjera të të drejtave të njeriut për të ndërmarrë veprime për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet kundër fëmijëve në Iran.

“Në Iran, UNICEF-i mbetet thellësisht i shqetësuar nga raportet e fëmijëve që vriten, plagosen dhe ndalohen”, thuhej në deklaratë, duke cituar vdekjen e një djali të ri të quajtur Kian Pirfalak, një nga shtatë personat e vrarë gjatë protestave të së mërkurës në qytetin jugperëndimor të Izeh." Kjo është e tmerrshme dhe duhet të ndalet," shtohej në deklaratë.

UNICEF ka raportuar për moshën e Pirfalak si 10 vjeç, ndërsa mediat shtetërore iraniane kanë thënë se ai ishte nëntë vjeç.

Lajme të ngjashme