Protestat e paralajmëruara, QKMK fton qytetarët që sot t`i shmangin pikat kufitare me Serbinë - NACIONALE

Protestat e paralajmëruara, QKMK fton qytetarët që sot t`i shmangin pikat kufitare me Serbinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka kërkuar nga qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë sot përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë që t`i shmangin ato.

Kjo për faktin se në pjesën serbe për sot janë paralajmërua protesta.

Në njoftimin e QKMK-së janë ftuar qytetarët që të përdorni pikë kalime tjera kufitare.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Për çdo informatë shtesë kontaktoni 📞numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, është thënë në njoftimin e kësa qendre.

Lajme të ngjashme