Prokuroria Speciale sot dorëzon aktakuzën për krimet e forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë me dije se sot do të dorëzojë aktakuzën për krimet e forcave serbe ndaj familjes Jashari.
Në njoftimin e prokurorie është bërë me dije se për këtë çështje do të mbahet sot edhe një konferencë për media.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton për mbajtjen e një konference për media lidhur me dorëzimin e aktakuzës për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt. Konferenca për media do të mbahet në ambientet e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sipas të dhënave në vijim”, është thënë në njoftim.