Prokuroria Speciale e konfirmon: Besim Kelmendi po intervistohet si dëshmitar për Reçakun - NACIONALE

Prokuroria Speciale e konfirmon: Besim Kelmendi po intervistohet si dëshmitar për Reçakun

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmuar se U.D kryeprokurori, Besim Kelmendi po intervistohet për masakrën e Reçakut.

Siç ka raportuar Paparaci më herët, Kelmendi kishte qenë bashkëpunëtor profesionalë në Gjykatën e Qarkut, e cila e kishte hetuar këtë masakër.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale mund t’ju konfirmojë se Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z.Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit hetimor lidhur me rastin për të cilin keni parashtruar pyetje.Prokuroria Speciale shpreh vlerësimin për gatishmërinë dhe kontributin që z.Kelmendi ka dhënë lidhur me zbardhjen e një cështjeje penale, që Prokuroria Speciale e ka në trajtim”, ka thënë Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.

Lajme të ngjashme