Prokuroria publikon pjesë të audio-incizimeve të takimit të Thaçit me Kilajn dhe Kryeziun
Prokuroria publikon pjesë të audio-incizimeve të takimit të Thaçit me Kilajn dhe Kryeziun
Prokuroria publikoi një audio-incizim që pretendoi se është nga takimi i 6 tetorit në qendrën e paraburgimit në Hagë mes Thaçit, Kilajt dhe Vllaznim Kryeziut.
ZPS tha se Thaçi aty jep udhëzime për Kilajn dhe Kryeziun e si dëshmitari 4 – dëshmitar i mbrojtur i ZPS-së – të ndryshonte pjesë të dëshmisë.
“Faqja 7, pjesa 6, rreshti 9”, dëgjohet Thaçi duke thënë, pohoi Prokuroria, duke shtuar se këto pjesë duhej që ky dëshmitar t’i “korrigjonte” para se të dilte në gjykatore, përkatësisht gjatë seancës përgatitore me ZPS-në. /REL