Prokuroria mbyll rastin ndaj Elbert Krasniqit, avokati: Nuk u gjet asnjë provë për “kanosje” - NACIONALE

Prokuroria mbyll rastin ndaj Elbert Krasniqit, avokati: Nuk u gjet asnjë provë për “kanosje”

1 orë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Pejë ka mbyllur rastin ndaj ministrit Elbert Krasniqi, i cili ishte denoncuar në nëntor të vitit 2025 për pretendime lidhur me veprën penale të kanosjes.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati mbrojtës i Krasniqit, Artan Kastrati, sipas të cilit gjatë procedurës nuk është gjetur asnjë provë apo dyshim i bazuar që do t’i mbështeste pretendimet e ngritura ndaj ministrit.

“Mirëpres vendimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për mbyllje të rastit pasi gjatë procedurës nuk është gjetur asnjë provë e vetme apo dyshim i bazuar që do të mbështeste pretendimet e ngritura ndaj Ministrit Krasniqi kinse per "kanosje" ndaj personave te panjohur per Ministrin e te njohur nga organet e drejtesisë”, ka thënë Kastrati.

Ai ka pretenduar se denoncimi ndaj Krasniqit ishte i pabazuar dhe i motivuar politikisht, duke theksuar se ministri në ditën e ngjarjes ishte i shoqëruar nga familjarët.

“Ky epilog konfirmon atë që kemi deklaruar që nga fillimi: denoncimi ishte i pabazuar, tendencioz dhe i motivuar politikisht pak para zgjedhjeve, për me teper Ministri ishte i shoqeruar nga familjaret ditën e ngjarjes. Sundimi i ligjit kërkon që çdo denoncim të mbështetet në prova, e jo në akuza pa bazë te cilat krijojnë pasiguri juridike!”, ka thënë avokati.

Lajme të ngjashme