Prokuroria konfirmon arrestimin e Mossit: Dyshohet për lëndim të lehtë, kanosje e posedim të drogës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e reperit Mossi, bashkë me dy të tjerë.
Ata dyshohen për lëndim të lehtë dhe kanosje ndaj Burim Pacollit, gjithashtu dhe përdorim të drogës.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i shtetit në koordinim të ngushtë Policinë e Kosovës pas hetimeve intensive kanë ndaluar tre (3) persona, një prej tyre është edhe reperi Mossi për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas nenit 185 të KPRK-së, “Kanosje” sipas nenit 181 të KPRK-së, dhe veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” në bazë të nenit 269 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, për Nacionalen.