Prokuroria kërkon 5 orë e gjysmë kohë, për deklaratat e fundit ndaj Salih Mustafës - NACIONALE

Prokuroria kërkon 5 orë e gjysmë kohë, për deklaratat e fundit ndaj Salih Mustafës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyra e Prokurorit të Specializuar, e ka përcjellur kërkesën në lidhje me kohëzgjatjen e deklaratave përfundimtare në gjykimn ndaj Salih Mustafës.

Prokuroria ka kërkuar një ditë të tërë për deklaratën e saj përfundimtare, në total 5 orë e gjysmë kohë.

Kurse, avokatja e viktimave në anën tjetër, ka kërkuar dy orë kohë, transmeton Nacionale.

Nuk është bërë publike ende se sa kohë ka kërkuar mbrojtja e Salih Mustafës.

Fjala përfundimtare në gjykimin ndaj Salih Mustafës do të nis më 13 shtator.

Lajme të ngjashme