Prokuroria do të intervistojë Abazin të hënën, Miftaraj: Këta e ‘luftojnë” krimin veç në ditë pune - NACIONALE

Prokuroria do të intervistojë Abazin të hënën, Miftaraj: Këta e ‘luftojnë” krimin veç në ditë pune

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, e ka komentuar ftesën për intervistë të deputetit Haki Abazi pas deklaratave të tij që bëri sot në një konferencë për media.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Prokurorinë Speciale për caktimin e ditës së intervistimit të deputetit Abazi.

Miftaraj ka thënë se Prokuroria Speciale e "lufton" krimin vetëm në ditët dhe brenda orarit të punës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e fton të hënën, deputetin Abazi për ta marrë në pyetje lidhur me rastin Dehari. Sot e enjte, pastaj e premte, e shtunë, e diele, dhe në fund vjen e hëna. Prokurorët që paguhen afërsisht mbi 2500 euro në muaj, nuk bën me punu kur është ditë pushimi. Kaq për seriozitetin e Prokurorisë Speciale. Këta krimin e "luftojnë" vetëm në ditë punë dhe brenda orarit të punës”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të ngjashme